15 të burgosur flenë në hapësirë 14m²/ Zinxhirë metalikë dhe kabllo në Spitalin Psikiatrik në “Demir Hisar”


Këto janë kushtet në të cilat e vuajnë dënimin të burgosurit në Idrizovë, të cilët flenë nëpër korridore. E në njërën nga dhomat me sipërfaqe 14m2 ishin vendosur 15 te dënuar, nga te cilët 6 flinin në dyshekë në dysheme, ndërsa pjesa tjetër në krevate në 4 kate. Këtë e ka konstatuar Avokati i Popullit gjatë vizitave, i cili shton se kushtet në institucionet ndëshkuese-korrektuese në vend janë shqetësuese dhe çnjerëzore.

Naser Ziberi thotë se mbipopullimi i burgjeve krijon rrezikshmëri te lartë nga dhuna ndërmjet të burgosurve dhe problemin për të cilin prej vitesh nuk u gjet zgjidhje, ofrimi i mbrojtjes shëndetësore në kohë për ta. Personat e privuar nga liria në këtë institucion ankohen edhe për korrupsion, për të cilin nuk duan te flasin publikisht, tha Ziberi.

Një situatë seriozisht shqetësuese u konstatua edhe në të ashtuquajturin krahu i katër, ku në ditën e vizitës ishin të vendosura 124 persona të dënuar, nga të cilët 36 persona flinin në korridor dhe nëpër dyshekë. Këta persona kuptohet se shfrytëzojnë hapësira higjienike kolektive, ku nga 30 persona shfrytëzojnë një banjo, një tualet. Në një nga pjesët e vendosjes konstatuam se në një krevat flenë dy të burgosur ose me ndërrime njëri në tokë, tjetri në krevat ose dy persona në një krevat”, tha Ziberi.

Situata nuk është më e mirë as në spitalet psikiatrike. Kështu, në “Demir Hisar”, gjatë vizitës së paparalajmëruar të Avokatit të Popullit, në një dhomë të veçantë janë gjetur mjete lidhëse, zinxhirë metalik dhe kabllo, ndërsa stafi në Spitalin Psikiatrik Bardovcë është përballur me kërcënime dhe sulme që në të kaluarën që kanë rezultuar me lëndime fizike të stafit. Në spitalet psikiatrike ka mungesë serioze të stafit me çka nuk mund të vendosin rregull në marrjen e terapisë për pacientët, thekson Ziberi.

Gjatë vizitës në një nga dhomat e punës të personelit, u gjetën rripa të lëkurës për fiksim për të cilat na u tha se nuk janë në përdorim. Një zinxhir metalik për të mbyllur dhomat kur ka pacientë të shqetësuar, ndërsa në një dhomë tjetër u gjet një kabllo me gjatësi prej 1m për të cilin punonjësit nuk kishin përgjigje se përse gjendet atje. Duke pasur parasysh se mjete të këtilla mund të përdoren për fiksim, torturim apo trajtim të papërshtatshëm të pacientëve kemi kërkuar të menjëhershme të tyre, ndërsa mbyllja e dhomave, nëse është e nevojshme të bëhet në mënyrë të rregullt përmes riparimit të bravave të dyerve”.

Përndryshe Avokati i Popullit Naser Ziberi prezantoi sot raportin “Mekanizmi Parandalues Kombëtar” për kushtet në burgje dhe spitale psikiatrike në vitin 2022 dhe njëkohësisht apeloi te institucionet që të veprojnë në këtë drejtim.

Baby Boo