15 milionë euro nga IPA fondet për bujqësinë


Me 15 milionë euro nga Instrumenti për ndihmë parainkuadruese të BE – IPA 2019 do të financohet bujqësia në Maqedoni. Grupi i punës, siç kumtoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, i definon fushat prioritare që do të mbështeten financiarisht, ndërsa për herë të parë sivjet do të marrë edhe sektori i pylltarisë.

Sipas MBPEU, për herë të parë mbështetje financiar nga IPA 2019 do të marrë sektori i pylltarisë në drejtim të vendosjes së sistemit informues për pylltari që do të jetë komponentë e rëndësishme për ekonomizim të qëndrueshëm me pyjet, për krijimin e politikave për afrim të pylltarisë së Maqedonisë ndaj rrjedhave bashkëkohore dhe sigurim të të dhënave të rëndësishme për zhvillimin e këtij sektori.

Do të vazhdojë mbështetja për investime në sisteme të vogla për ujitje me 3,5 milionë euro shtesë. Përmes IPA 2013 në vijim është përpunimi i tetë studimeve fizibilite nga të cilat tre do të financohen përmes IPA 2015 për të cilat janë siguruar tre milionë euro me të cilat deri në shtator do të përgatiten studimet fizilibite për sisteme të vogla për ujitje pas ç’farë do të fillojë procedura për ndërtim.

Me IPA 2019 është paraparë financimi i procesit të konsolidimit të tokës bujqësore, për çfarë janë planifikuar rreth 500.000 euro. Do të vazhdojë edhe mbështetja financiare për koperativat bujqësore.

Nga delegacioni i BE-së theksuan se angazhohen për financimin e projekteve në rajonet më pak të zhvilluara si rajoni jugperëndimor, verilindor dhe i Pollogut.

Baby Boo