Ja cilat janë të përbashkëtat e COVID-19 dhe murtajës


Padyshim, COVID-19 është sëmundja në radarin e gjithkujt tani. Por me lajmet për rastin California dhe raste të tjera të murtajës të diagnostikuara kohët e fundit në Kinë dhe Mongoli, shumë njerëz po pyesin nëse ka ngjashmëri midis COVID-19 dhe murtajës që ndryshe e njohim si “Vdekja e Zezë”.
Në krahasim me COVID-19, murtaja është jashtëzakonisht e rrallë.
Murtaja bubonike (forma më e zakonshme e murtajës), me emrin “vdekje e zezë”, fshiu 30-50% të popullsisë së Evropës në shekullin XIV. Sot, është shumë më pak e zakonshme. Nga ana tjetër, COVID-19 është shkaktuar nga një virus që transmetohet nga personi në person, zakonisht përmes kontaktit të ngushtë (brenda 2 metrash).

Mund të kontraktohet gjithashtu përmes kontaktit fizik të drejtpërdrejtë, të tilla si shtrëngimi i dorës së dikujt që ka Coronavirusin, ose prekjes së një sipërfaqe të kontaminuar.
Simptomat e murtajës zakonisht shfaqen brenda një jave nga ekspozimi. Këto përfshijnë ethe, dhimbje koke dhe zhvillim të nyjeve limfatike të ënjtura pranë zonës së kafshuar nga një plesht i infektuar.
Ethet janë gjithashtu një nga simptomat më të zakonshme të Coronavirusit, dhe disa njerëz raportojnë dhimbje koke. Simptoma të tjera të COVID-19 përfshijnë gulçim, kollë të thatë, humbje të shijes dhe/ose aromës, skuqje të lëkurës, diarre, humbje flokësh.

Përveç simptomave të ngjashme si ethe dhe dhimbje koke, është e drejtë të thuhet se COVID-19 dhe murtaja janë sëmundje shumë të ndryshme, ngjashmëria e vetme është se mund të transmetohet nga personi në person nga pikat e frymëmarrjes.
Murtaja vrau miliona njerëz nëpër botë shekuj më parë. Në vitin 2020, është e sigurt të thuhet se murtaja nuk ka të ngjarë të bëhet një kërcënim global për shëndetin si COVID-19 sepse parandalohet lehtë dhe ekziston trajtim për ta kuruar atë.

Baby Boo