14 kg drogë pranë stanit, pranga bariut


Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar rreth 14 kg lëndë narkotike kanabis. Në pranga ka rënë një 21-vjeçar, i cili ruante delet në zonë, por gjithashtu dyshohet se merrej edhe me trafik droge.

“Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë ndalimi i shtetasit: A.G., 21 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër, pasi nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë, në afërsi të stanit të tij, u gjet një sasi rreth 14 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet për shtetasin e mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, – njofton policia.

Baby Boo