14 kandidatë për Drejtorë to ATO-s, ja disa nga emrat


14 kandidatë janë paraqitur për kreun e Agjencisë Tekniko-Operative ATO, institucioni i ri që duhet të menaxhojë në të ardhmen përgjimet në vend. Sipas burimeve të AlfaTv, në shpallje janë paraqitur juristë, persona ushtarakë dhe nga sfera e sigurisë, ekonomistë si dhe inxhinierë elektroteknikë. Ndër këta, vetëm disa emra të njohur për opinionin.

Profesori universitar Stefan Buxhakovski është njëri ndër konkurentët. Gjithashtu edhe ish-agjenti Gjorgji Llazarevski, i cili ishte i akuzuar nga prokuroria për rastin “Puç”, por që u lirua nga Prokuroria Speciale. Edhe Dragan Kovaçki, ish udhëheqës i shërbimit ushtarak, si dhe kapiteni Dimitar Bogatinov, që njihet si ekspert i lëmisë së sajber kriminalitetit, kanë shprehur ambicie për kreun e ATO-s.

Nga 14 kandidatët e paraqitur, 9 janë nga Shkupi, 2 nga Ohri, ndërsa nga 1 nga Shtipi dhe Koçani. Nuk ka informacione nëse ndonjëri nga të paraqiturit është i përkatësisë etnike shqiptare.

Edhepse fillimisht ishte paraparë që të ketë edhe zëvendësdrejtor, sipas marrëveshjes së fundit mes partive politike, u dakordua që Drejtori i ATO-s të mos ketë zëvendës, por në vend të kësaj, ai të jetë njeri i kapshëm edhe për pozitën dhe opozitën (pasi votohen me 2/3 në Kuvend), por edhe për partitë politike shqiptare (pasi votohet me shumicë të dyfishtë). Sipas ligjit të ATO-s, ky institucion duhet të fillojë me punë në nëntor të këtij viti

Baby Boo