137 raste brenda një dite në Zvicër, mbi dyfish më shumë se dje

Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, janë raportuar 137 infeksione të reja me virusin korona që kanë ndodhur brenda 24 orëve të fundit. Ky numër është më shumë se dyfishim në krahasim me 62 infeksionet e reja të raportuara të martën.

Me këtë shifër po konfirmohet paralajmërimi i disa infektologëve zviceranë të cilët javën e kaluar kishin prognozuar se shifrat ditore të javës së ardhshme do të sillen rreth 100-shit, shkruan albinfo.ch

Deri më tani ka pasur 31,851 raste të konfirmuara nga laboratori Covid-19, siç ka njoftuar të mërkurën Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).

Në javën e kaluar, numri i infeksioneve të reja të konfirmuara ishte rritur në mënyrë suksesive, çdo ditë. Përgjatë javës së kaluar, BAG ka marrë konfirmimin për 325 raste, krahasuar me 125 një javë më parë.

Sipas informacionit të sotëm nga BAG, deri më tani kanë vdekur 1685 njerëz (1 më tepër në krahasim me një ditë më parë) të cilët kishin pasur test pozitiv për Covid-19.

Zyra Federale u referohet raporteve që laboratorët dhe mjekët kishin dërguar deri në mëngjesin e të mërkurës, si pjesë e detyrimit të raportimit.

Po ashtu, sot 4042 persona ndodhen në kujdesin spitalor, gjashtë më shumë se një ditë më parë./sda.ch