130 raste të reja dhe 4 vik*tima në 24 orët e fundit në Shqipëri


Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 130 raste të reja dhe 4 humbje jete si pasojë e COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 546 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore në Shqipëri është si vijon: 72 raste në Tiranë, 13 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Kukës, Lezhë, 4 në Korçë, nga 3 raste në Mat, Roskovec, nga 2 raste në Krujë, Kavajë, Lushnje, Berat, Sarandë, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Has, Vlorë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Gramsh, Kuçovë, Skrapar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 23 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3054, që nga fillimi i epidemisë.

Baby Boo