13 raste, koronavirusi hyn rrezikshëm në burgje


SHP njoftoi sot se 13 nga 29 rastet me koronavirus të konfirmuara gjatë 24 orëvë të fundit janë në burgjet e Tiranës.

Kjo është hera e parë që në burgje konfirmohen kaq shumë raste brenda ditës, ndërsa vetëm pak ditë më parë u konfirmua një tjetër i burgosur në burgun nr.313.

Abcnews.al raportoi se bëhej fjalë për një të burgosur italian, i arrestuar në vitin 2018 në Durrës.

Pak ditë më parë në burgun nr.313 u konstatua i burgosuri italian, kurse tek burgu në rrugën “Jordan Misja” u konstatua gardiani.

Dyshohet se të burgosurit e infektuar gjenden pikërisht në këto dy burgje.

Raste të reja sot

20 raste Tirana (nga këto, 13 raste në burgje)
7 raste Krujë
2 raste Shkodër

Raste totale

– Tiranë 276 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 18 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 102 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 raste
– Has 13 raste
– Krujë 65 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 11 rast
-Mallakastër 1 raste
– Kurbin 28 raste.

Baby Boo