Omer Ajdini: Unë mund të mos jem “produkt i aprovuar (nga BDI) vendorë” por jam produkt i aprovuar nga familja ime


Kreu i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët Omer Ajdini, ka reaguar ndaj ofendimeve që i janë bërë nga struktura të BDI, përcjell in7.

Reagimi i plotë i Omer Ajdinit nga FRASH:

Prodhime të huaja sipas këtij aktivisti të BDI-së janë shqiptarët, të rinjtë dhe të rejat, të cilët lënë shtëpitë e tyre dhe me vite të tëra sakrifikojnë dhe qëndrojnë jashtë shtetit vetëm e vetëm për të marrë pak dije dhe eksperiencë dhe për tu kthyer në këtë vend dhe kontribuar për të mirën e përgjithshme.

– Prodhim i huaj dhe i padëshiruar na qenka një i ri që nuk është shkolluar në institucionet arsimore të degraduara të vendit nga vet partia e tij.

– Prodhim i huaj na qenka një i ri i cili ka studiuar në universitet të ranguar edhe top 100 universiteteve më të mira në botë sipas disa ranglistave dhe që ka punuar dhe mësuar nga kompanitë të cilat ky “produkti vendorë” as si ka dëgjuar se ekzistojnë.

– Prodhim i huaj na qenka një i ri i cili që nga semestri i dytë është asistent dhe i cili dikur arrinte të kualifikohet shumë lartë në turnetë e debatit në Singapor dhe në mbarë botën, turne në të cilat asnjëherë nuk është dërguar një ekip shqiptarë nga universitetet tona këtu.

Këto njerëz që përpos frikës që kanë nga mërgata jonë për shkak të ardhjes dhe votimit të tyre, kanë filluar të kenë frikë edhe nga të rinjtë që dëshirojnë të kthehen në vendlindje dhe të sjellin dijen dhe eksperiencën nga shtetet prej të cilave kemi shumë për të mësuar.

Jo rastësisht ne jemi ndër vendet me më shumë ikje të trurit në botë derisa me këtë vend qeveris BDI, parti kjo e cila as strategji nacionale për “brain circulation” nuk ka zhvilluar deri tani e lëre më të ndalin ikjen e të rinjve. Jo rastësisht njerëzit si Vigjilenca Abazi nuk e gjejnë veten këtu sepse nuk janë “prodhim i aprovuar (nga BDI) vendorë” që i plotëson kushtet për nënshtrim dhe servilosje.

Unë mund të mos kem studiuar në universitetet publike të vendit që ju i keni degraduar në maksimum dhe mund të mos jem “produkt i aprovuar (nga BDI) vendorë”, por unë notë pa dije dhe nga profesorë anëtarë të partisë akoma nuk kam marrë.

Unë mundë të mos jem “produkt i aprovuar (nga BDI) vendorë” por unë nuk kam pranuar dhe kurrë nuk do të pranoj të bëhem “plumb në karikator të liderit të partisë” i cili pastaj të përdor ashtu siç do dhe din vetë.

Unë mundë të mos jem “produkt i aprovuar (nga BDI) vendorë” por jam produkt i aprovuar nga familja ime e cila me vite të tëra ka sakrifikuar dhe ka ndarë nga buka e vetë me amanetin që një ditë të kthehem dhe të aplikoj diturinë time në vendin tim dhe për popullin tim.

Baby Boo