12-vjeçarja vret kushëririn live në Instagram, pastaj kryen vetëvrasje


Një histori tragjike ka tronditur SHBA-në, teksa një 12-vjeçare vrau kushëririn e saj live në Instagram dhe më pas u vetëvra. 12-vjeçarja Paris e nisi live me kushëririn e saj, Kuaron, në orën 2 të mëngjesit. Nuk dihet sesi fëmijët kishin me vete një armë të cilën 12-vjeçarja po e mbante. Pasi filloi transmetimi në Instagram, Paris qëlloi aksidentalisht Kuaron, duke e lënë të vdekur dhe disa çaste më vonë ktheu armën kundër vetes dhe kreu vetëvrasje. Dy fëmijët u dërguan në spital pa ndjenja, raporton Usatoday.

Nëna e Parisit, Shanise Harvey, tha se nuk e dinte se kujt i përkiste arma dhe se si e kishte gjetur vajza e saj.

“Ata [po bënin] një video dhe ajo po luante me armën, por ajo shpërtheu dhe e goditi,” i tha Harvey NBC KSDK në një intervistë. “Nuk ishte një vetëvrasje. Ishte thjesht një aksident i frikshëm.”

Kushërinjtë po merrnin pjesë në një festë familjare për të festuar ditëlindjet e të afërmve më të vegjël.

Baby Boo