119 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) kanë bërë publike sot përmes një konference për media rezultatet e reja të testimeve për COVID-19.
Nga 420 mostra të marra nga QKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve në teren pozitiv kanë rezultuar 119 persona.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani tha se situata epidemiologjike ka filluar të normalizohet.
“Pas ditëve të fundit që kemi pasur një situatë epidemiologjike me rritje të numrit të rasteve me COVID-19, prej dje situata ka filluar të normalizohet dhe të jetë me qetë” ka thënë Ramadani.

Numri total i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 5,237 nga 29,060 persona të dysh*imtë me virusin SARS-CoV-2, me gjithsejtë 112 raste të vde*kjes që kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.
Ramadani ka theksuar se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 92 pacientë kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 2,462. Numri i rasteve aktive është 2,663.

Baby Boo