11 vjet nga tragjedia e Restelicës, ku orteku i borës la të vdekur dhjetë qytetarë


Sot bëhen 11 vjet nga tragjedia e Restelicës, fshat ky në komunën e Dragashit, ku si pasojë e rënies së ortekut të borës kanë humbur jetën 10 banorë të këtij fshati, të gjithë të një familjeje.

Nga kjo fatkeqësi natyrore janë shkatërruar dhjetëra shtëpi, ndërsa fatkeqësisë i ka mbijetuar vetëm në atë kohë 7 vjeçarja, Amsera Reka, e cila tashmë jeton te të afërmit e saj. Asaj i kanë vdekur babai, nëna, vëllai dhe gjyshërit.

Aksioni i shpëtimit ishte organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës, por arritja deri te vendi i tragjedisë ishte i vështirë, për shkak kushteve atmosferike dhe borës së madhe.

Baby Boo