11 vjeçari tregon si u kindapua dhe si u iki kindapuesve (VIDEO)


Tmerrin që ka përjetuar një natë më parë e ka vështirë ta shpjegojë. 11-vjecari Erlis Tafa është kthyer në familjen e tij në Shtime një ditë pasi ai u kidnapua nga persona të panjohur.

Ishte duke luajtur para shtëpisë kur persona me maska, e morën me forcë në veturë duke ja lidhur duart e mbyllur sytë.

Nxënësi i klasës së gjashtë, si në mjegull tregon ndodhinë. Ai shpjegon edhe ku e dërguan rrëmbyesit.

E si kishte mundur të ikte, shpjegon vetë ai.

I frikësuar, Erlisi arriti të gjejë stacionin e policisë në Ferizaj, ku në mesnatë u lajmërua i gjallë.

Tash, ai është nën përkujdesje të mjekëve.

Por, caku nuk ishte Erlisi. Kidnapuesit kishin kërkuar para nga babai i tij.

Kërmes këtij mesazhi kërcënues, Adem Tafa, arriti ta kuptojë qëllimin e atyre që ia morën djalin.

Shpresë për Adem Tafajt mbeti Policia e Kosovës.

Ai mohon të ketë pasur ndonjëherë problem me ndonjë person. Por,  shpjegon se dikush i ka atij borxhe.

Madje, ai shprehet i shqetësuar se edhe në vazhdimësi mund të ju ndodh diçka dy djemve të tij.

Tash kur djali i është kthyer në shtëpi, problem për të mbetet gjendja e Erlisit.

Në momentin e rrëmbimit, 11 vjecari ishte me djalin e i axhës së tij.

E policia e Kosovës, tashmë ka disa pista hetimi.

Por shtëpia ku është dërguar djali ende nuk ka mundur të identifikohet. Në ditët në vazhdim, pritet edhe intervistimi i Erlisit.

Kurse babai i tij që për shkak të biznesit përballet me borxhlinjë të shumtë, u pa të hënën pasdite në stacionin e policisë së Ferizajt.

 

 

Baby Boo