Futbollisti i Ferizajit: Qysh me ulë rrogën kur nuk e kam marrë qe 3 muaj?


Gjatë ditëve të fundit është përfolur se skuadrat e Superligës mund të zvogëlojnë pagat e futbollistëve për të kaluar krizën që e ka shkaktuar pauzimi i kampionatit për shkak të koronavirusit.
Por ka nga futbollistët që nuk kanë parë pagë me sy qe 3 muaj.

Mbrojtësi i Ferizajit, Viktor Kuka përmes rrjeteve sociale e ka zbuluar se ai nuk merr pagë qe afro 100 ditë.

“Qysh me zvogëlua rrogën kur s’kam marr qe 3 muaj”, ka shkruar Kukan në Facebook.

Edhe më herët futbollistët e Ferizajit janë ankuar se kanë probleme me pagesat

Baby Boo