LVV: Presidenti Thaçi le të mendojë rreth datës së zgjedhjeve


Lëvizja Vetëvendosje ka vlerësuar se sapo të kalojë pandemia e coronavirusit, Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme për ta zgjedhur qeverinë e re.Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tash e dy ditë rresht ka deklaruar është i fokusuar në formimin e një qeverie të unitetit, stabilitetit e gjithëpërfshirëse, pas rrëzimit të ekzekutivit me kryeministër Albin Kurti, dy ditë më parë, përmes mocionit të mosbesimit i cili u inicua nga partneri i saj qeverisës, LDK-ja.Presidenti Thaçi të premten theksoi se është fokusi i tij është që në çdo rrethanë të eliminohet mundësia për zgjedhje të reja dhe për shpërndarjen e Kuvendit.

Ai madje tha se nga e hëna e javës se ardhshme do t’i ftojë për konsultime liderët e partive politike.
Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë aktualisht janë të fokusuar në situatën rreth coronavirusit.

“Tash për tash të gjithë ne së bashku me Qeverinë jemi të fokusuar rreth Pandemisë së Coronavirusit. Sapo të kalojmë këtë pandemi menjëherë duhet të shkojmë ne zgjedhje të reja. Kësisoj Presidenti Thaçi nuk ka çka kërkon emra për kryeministër të ri, por le të mendojë rreth datës së zgjedhjeve porsa të mbarojë çështja urgjente e Covid-19”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Media të LVV-së.

Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin u rrëzua me 25 mars nga një mocion i mosbesimit i inicuar nga partneri qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës.Pas kësaj, qeveria vazhdon punën në detyrë deri në formimin e ekzekutivit të ri.Ndërkaq, sipas Kushtetutës së Kosovës, kompetencat tanimë i takojnë presidentit, nëse do të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme duke shpërndarë Kuvendin, apo duke iu drejtuar përmes një letre partisë fituese të zgjedhjeve të fundit, që në këtë rast është Lëvizja Vetëvendosje, për t’ia kërkuar një emër për mandatarin e ri për formimin e qeverisë.

Baby Boo