105 vdekje nga Covid-19 brenda një jave


Brenda një jave 105 persona e kanë humbur jetën si pasojë e Kovid19. Nga data 8-14 tetor 75% e viktimave kanë qenë të pa vaksinuar, ndërkaq 26 nga 105 viktimat kanë qenë të imunizuar tërësisht. Shumica e viktimave sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë kanë qenë të prekur nga sëmundje të ndryshme, si të zemrës, diabetit si dhe sëmundje të mushkërive.

Sa i përket procesit të vaksinimit, deri më tani me dy doza është vaksinuar 35% e popullatës, ndërsa me dozën e tretë janë imunizuar mbi 1000 persona. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se Komiteti kombëtar për imunizim ka marrë vendim që personat e vaksinuar me vaksinat kineze Sinovak dhe Sinofarm, dozën e tretë ta marrin 3 muaj pasi e kanë pranuar të dytën. Ndërkaq për personat e imunizuar me vaksinat Pfizer, Astra Zeneca, Sputnik V doza e tretë rekomandohet 6 muaj pas pranimit të dozës së dytë.

Baby Boo