1045 vëzhgues të akredituar për zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Për zgjedhjet lokale 2021 që do të mbahen të dielën janë akredituar gjithsejtë 1045 vëzhgues vendor dhe të huaj si dhe përkthyes. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) zgjedhjet do ti monitorojnë 714 vëzhgues vendor.

Baby Boo

Janë akredituar 512 vëzhgues të Asociacionit qytetar AKCIOS 2017 Shkup, 190 të Shoqatës CIVIL si dhe 12 vëzhgues të Institutit për Strategji ekonomike dhe marrëdhënie ndërkombëtare Ohër-Shkup.Nga KSHZ-ja gjithashtu njoftojnë se janë akredituar edhe 219 vëzhgues të huaj dhe 40 përkthyes.