Rama: Mjekët dhe infermierët, 1 mijë euro shtesë nga rroga


Në mbledhjen e Qeverisë që po transmetohet live, Kryeministri Rama ka vendosur pagesa ekstra për të gjithë punonjësit e brezit të parë që po përballen me epideminë e koronavirusit.

Rama tha, se i gjithë personeli mjekësor që nga mjekët, personeli sanitar, infermierët  dhe shoferët e angazhuar në sektorin e parë të luftës frontale me koronavirusin do të kenë një shpërblim ekstra për këtë angazhim.

“Pra nga ambulancat që marrin analizat,  tek zona e blinduar e efektivit mjekët dhe infermierët do t’i paguajmë 1 mijë euro plus në muaj, deri në mbarimin e epidemisë,  sanitarët dhe shoferët 500 euro”, tha Rama.

Njëkohësisht  Kryeministri ka ftuar të gjithë mjekët që kanë dalë në pension, por janë në gjendje të punojnë, t’i bashkohen sistemit shëndetësor, për një pagesë 1 mijë euro në muaj, përtej pensionit.

Ndërsa ka konfirmuar edhe një herë, se karantina në Durrës është gati, Rama ka ftuar opozitën të bashkohet me ekspertët dhe specialistët e saj./ Opinion.al

Baby Boo