100.000 franga në xhepin e vozitësit – Ko*nfiskohen nga Dogana


Gjatë kontrollit të autobusit që ishte paraqitur për dalje në vendkalimin kufitar Deve Bair, Inspektorët e Doganës nga Departamenti për Cështje Operative, përkohësisht kanë konfiskuar 100.000 franga zvicerane.

“Në venndkalimin kufitar për dalje ishte paraqitur autobusi me tabela të regjistrimit të RMV-së –GV7396AD, të transportuesit “Ekspres Turizam” nga Gostivari, që drejtohej nga personi H.O shtetas i Turqisë. Gjatë kontrollit të detajuar në xhepin e brendshëm janë gjetur 2 paketime të mbështjellura me qese të zezë najlloni ku gjendeshin 100.000 franga zvicerane. Mjetet devizore përkohësisht janë ko*nfiskuar me Vërtetim adekuat, kurse kundër vozitësit do të parashtrohet kërkesë për ngritjen e procedurës në Gjykatën Themelore të Kriva Pallankës” – thuhet në një komunikatë nga Dogana.

Baby Boo