10 të vdekur e 20 persona të zhdukur nga rënia e ortekut në Himalajet Indiane

Beautiful landscape in Himalayas, Annapurna region, Nepal. Sunrise in the mountains

Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë zhdukur pasi një ortek goditi një ekip alpinistësh në Himalajet indiane. 34 kursantë dhe shtatë instruktorë po praktikonin lundrimin kur u goditën nga orteku gjatë zbritjes së tyre nga një majë në shtetin verior të Uttarakhand.

Policia thotë se 14 persona janë shpëtuar, ndërsa rreth 20 janë ende të zhdukur, teksa forcat ajrore të Indisë po ndihmojnë në përpjekjet e shpëtimit, shkruan BBC.Përpjekjet e kërkimit u ndërprenë gjatë natës, për shkak të reshjeve të shiut dhe borës, por rifilluan të mërkurën.

Shefi i policisë së Uttarakhand, Ashok Kumar, i tha agjencisë së lajmeve ANI se ekipet e shpëtimit mund të rifillonin operacionet pasi moti ishte pastruar.“Sot janë gjetur gjashtë trupa. Dhe deri më tani janë gjetur gjithsej 10 trupa,” tha ai.

Baby Boo