10 persona të prekur nga gripi i derrave, 2 nga i shpezëve


Dhjetë raste me grip të tipit AH1N1 i njohur si gripi i derrave dhe dy raste me gripin e tipit AH3N2 që njihet si gripi i shpendëve janë regjistruar gjatë javës së kaluar, njoftojnë autoritetet Shëndetësore. Gripi i njohur si i derrave rikthehet në Maqedoni pas disa vitesh të tëra, ndërkaq i njëjti në vitin 2009 shkaktoi vdekjen e mbi 30 personave.Përpos këtyre dy llojeve të gripit, ministria e Shëndetësisë njofton edhe për gripin sezonal i cili gjatë javës së kaluar ka prekur gjithsej 643 persona, numër ky i cili është i ulët krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Baby Boo