1 Maji, pro*testa simbolike para qeverisë në Shkup


Pa pro*testa masive, por me mesazhe të forta për respektimin e të drejtave të punëtorëve, sindikatat shënuan 1 majin, ditën e punës. Pandemia dhe kr*iza me kovidin, përveç që i kufizoi pro*testat, i ka kufizuar edhe të drejtat e punëtorëve, thanë nga LSM. Rroga të zvogëluara ose të papaguara, presione dhe ab*uzimet me ndihmën shtetërore për rroga janë vetëm disa nga problemet me të cilat janë ballafaquar punëtorët gjatë vitit të kaluar në kushte pandemie. Ata i dërguan kërkesa Qeverisë.

“Miratimi i Ligjit të ri për marrëdhënie pune sipas standardeve Evropiane i cili do të përmbajë që kontratat e punës me kohë të caktuar të zgjasin më shumë deri në një vit dhe ato të shndërrohen automatikisht në kontrata të përhershme të punës pas skadimit të atij një viti- deklaroi Darko Dimovski, kryetarë i LSM.
Pro*testë simbolike mbajti edhe Konfederata e Sindikatave të Lira. Ata kërkuan që të ndalet selektiviteti i qeverisë kur vendos me cilën sindikatë duhet të negociojë.

“Konfederata e Sindikatave të Lira do ta radikalizojë veprimin e vet dhe përsëri do të fillpjë me pro*testa shumë më të mëdha dhe më masive. Sot nuk do t’ua urojmë 1 Majin. Do themi rroftë 1 Maji sepse është 1 Maji më i trishtuar në 20, 30 vitet e fundit dhe do themi rroftë 1 Maji, drejtësi për punëtorin- pohoi Blagoja Ralpovski, KSL
Konfederata e Sindikatave me mesazh edhe për punëtorët.

“Punëtorët duhet të organizohen në sindikata. Nuk është patjetër të vijnë në sindikatën tonë. Vetëm le të inkurajohen dhe të formojnë sindikatë sepse kjo gjendje e k*izës me Kovidin ka treguar se askush nuk kujdeset për punëtorët. Punëtorët kanë mbetur vetëm- tha Marjan Ristevski, KOSM.
Kërkesave të këtyre sindikatave iu bashkuan edhe sindikatat e mediumeve, punëtorëve të tekstilit dhe kulturës. Porosia është që institucionet shtetërore të reagojnë më shpejt në rast të shkeljes së të drejtave të punëtorëve sepse kr*iza me koronën ka lënë mbi 15 mijë punëtorë pa punë.

Baby Boo