1.500 euro për pushim 10 ditor në Ohër


Me mbylljen e kufijve dhe mbështetjen e Ministrisë së ekonomisë, vitin e kaluar përmes sistemit me vauçerë, turistët vendas iu kthyen Ohrit dhe Strugës.“Vitin e kaluar 70% e kapacitetit në rajonin e Strugës – Ohrit ishte i mbushur me turistë vendas. Ky ishte fillim për të cilin duhet të mendojmë për koncentrimin e turistëve nga rajoni jonë që të mbeten në Ohër apo Strugë për shkak se ka disa faktorë që turistët vendas të mbeten në vendin tonë”, tha Lupço Cvetanovski – hotelier.

Ja cilat janë çmimet të cilat janë faktor vendimtarë për destinacionin për pushim veror. Në Ohër për tu akomoduar në hotel me tre apo katër yje me mëngjes dhe darkë, çmimi është 25-30 euro në ditë. Në korrik dhe gusht, çmimi në hotele me katër yje në dhomë me një krevat është 51 euro, çmimi i dhomës dy krevatëshe është 74 euro, ndërsa i dhomës me tre krevate është 99 deri në 150 euro në ditë, apo 10 net me mëngjes, pa shtrirës plazhi, nevojiten 1000 deri në 1500 euro.

Këto çmime janë më të larta sesa çmimet për akomodim hotelerik afër detit në Turqi, Shqipëri, Egjipt, ku këtë verë mund udhëtohet ku çmimi i akomodimit hotelerik All inclusive është 300, 400 apo 500 euro, ndërsa për fëmijë deri në moshën 15 vjeçe është falas.

Baby Boo