1.085 raste e reja janë nga këto komuna


Nuk kanë të ndalur shifrat rekorde të të prekurve të rinj me COVID-19 në vendin tonë. Autoritetet e shëndetësisë, për këtë të shtunë, kanë njoftuar për 1085 raste të reja, për 12 viktima dhe 283 të shëruar. Ky bilanc vjen pas, numrit gjithashtu rekord të testimeve – 3294.

MSH-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 3294 testime, kurse janë regjistruar 1085 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 447 Strumicë–80 Kumanovë–69, Tetovë–62, Prilep–60, Veles–50, Shtip–39, Gostivar – 35, Kërcovë – 30, Gjevgjeli – 29, Manastir–28 Kavadar–20, Ohër–18, Strugë–14 Kocanë–13, Negotinë–12, Dellcevë, Kriva Pallankë dhe Probishtio nga 10, nga 9 raste në Dibër dhe Radovish, Vallandovë – 6, Sveti Nikollë–5, nga 4 raste në Vinicë, Kratovë dhe Resnjë, Krushevë – 3, nga 2 raste në Demir Hisar dhe Berovë dhe 1 rast në Makedonski Brod.

ISHP-ja ka regjistruar 283 pacientë të shëruar.
Kanë ndërruar jetë 12 persona. Tre pacientë nga Shkupi të moshës 52, 67 dhe 68 vjece, një 27 vjecar nga Kumanova, tre nga Prilepi të moshës 49, 81 dhe 82 vjece, dy pacientë nga Tetova të moshës 77 dhe 87 vjece, një 84 vjecar nga Manastiri, një 67 vjecar nga Kavadari dhe një 65 vjecar nga Gostivari. Të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 31.572, numri I të shëruarve është 20.731, kurse I viktimave – 994. Për momentin shënohen 9847 raste aktive. Në nivel vendi janë bërë 249.399 testime.
Në covid-spitalet e vendit gjithsejt janë të shtruar 702 pacientë, prej të cilëve 117 janë me oksigjeno-terapi kurse 3 të kycur në respiratorë.

Baby Boo