​Shtatë raste të dhu*nës në familje brenda një dite


Dhu*na në familjet kosovare ka vazhduar edhe në 24 orët e fundit. Në Policisë e Kosovës vetëm brenda një dite janë raportuar shtatë raste të dhu*nës në familje, ndërsa gruaja në shumicën e raste është vi*ktima.
Ky është raporti i Policisë për dhu*nën në familje:

Prishtinë 12.11.2021 – 11:00. Ankuesja femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtuar dhu*në ndaj saj. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë, 11.11.2021 – 18:00. Vik*tima femër kosovare ka raportuar se para dy jave është ndarë nga bashkëshorti i saj mashkull kosovar pasi që kishin probleme të vazhdueshme mes vete si dhe kishte ushtruar dhu*në fizike dhe psikike ndaj saj, por nga frika nuk e ka raportuar rastin.

Obiliq, 12.11.2021 – 19:40. Vi*ktima femër kosovare ka raportuar se është su*lmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj mashkull kosovar. Është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij rasti shkon në procedurë të rregullt.

Suharekë, 12.11.2021- 20:20. Vi*ktima mashkull kosovar ka raportuar se kishte mosmarrëveshje me djalin e tij të dyshuarin mashkull kosovar. I dyshuari pasi është fjalosur me të atin e tij dhe një mysafir që kishin, është larguar nga shtëpia. Rast është duke u hetuar.

Pejë 12.11.2021 – 09:50. Është arr*estuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka kanosur burrin e saj vi*ktimën mashkull kosovar. Nga e dyshuara është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Klinë 12.11.2021 – 15:15. Është arr*estuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhu*në ndaj bashkëshortes së tij vi*ktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë, 12.11.2021 – 20:30. Është arr*estuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhu*në fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Vi*ktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Baby Boo