​Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arr*estimin e këtij personi


Policia është duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Labinotë Sylës nga fshati Açarevë e Skenderajt. Ai po kërkohen për kryerjen e veprave penale, vjedhje e rëndë, lëndim i rëndë trupor e pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e bashkëpunimit nga policia.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejё- dega Klinё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: LABINOT (Sylё) SYLA i lindur me 10.08.1995 në fshatin Açarevё- Skenderaj. I pandehuri është i kërkuar për veprat penale: ‘Vjedhje e rёndё, Lёndim i rёndё trupor, Pengim i personit zyrtar nё kryerjen e detyrёs zyrtare’.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës”, thuhet në kërkesën e policisë.

Baby Boo