​Mjekët të lodhur nga Kor*onavir*usi: Edhe ne jemi fëmijë e nëna të dikujt


Mjekët nga Klinikat e QKUK-së, po vazhdojnë të apelojnë te qytetarët për respektim të masave mbrojtëse. Një fotografi e postuar nga Fitore Azemi, infermiere në QKUK tregon më së miri sakr*ificën e punonjësve shëndetësorë për shpëtimin e të inf*ektuarve nga Covid-19.

Ata madje po ankohen edhe për kushte të rënda pune. Ky është postimi i saj: Kujdestari me Covid, është ora 06:30 e mëngjesit dhe pas 11 orë e gjysmë punë aktive, na doli paaak kohë me u ul por të lodhur e të dërr*muar ankesa pa ndal paciente të përkeqësuar 3 exitusa (të vd*ekur) punë shumë staf pak dhe kushte aspak te favorshme per punë por DUHET me i’a dal ?♀️ . MBANI MASKAT, MBANI DISTANCEN edhe ne jemi femije e nana të dikujt. #peace #COVID19 #nightshift

Baby Boo