​Merkel paralajmëron masa të reja antiCovid, ekzistueset nuk do të jenë të mjaftueshme për të kaluar dimrin


Kancelarja gjermane Angela Merkel u tha kolegëve të saj të partisë sot se masat kufizuese ekzistuese në Gjermani nuk do të jenë të mjaftueshme që vendi të mbijetojë dimrin.

“Mbështetja te shpresa nuk do të na ndihmojë”, u tha ajo ligjvënësve gjatë një debati mbi numrin e rritur të rasteve të koronavirusit në Gjermani, thanë pjesëmarrësit në takim, raporton Reuters.

Sipas saj, situata po bëhet shumë serioze dhe masat ekzistuese nuk do të jenë të mjaftueshme që vendi të mbijetojë gjatë dimrit, duke lënë të kuptohet se do të jetë e nevojshme të shtohen kufizimet.

Bllokimi i pjesshëm dhe distanca sociale që kanë qenë në fuqi që nga fillimi i nëntorit në Gjermani janë ngadalësuar, por nuk kanë ndaluar përhapjen e rasteve të koronavirusit.

Baby Boo