​Kurti: Izraeli është më shumë se shtet, Palestina është më pak se shtet


Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alabin Kurti, i cili mori pjesë në Internacionalen Socialiste që u mbajt në Tel Aviv, ka theksuar se Izraeli është shumë shtet, është më shumë se shtet, kurse Palestina është pak shtet, është më pak se shtet.

Postimi i Kurtit në Facebook:

Me progresistë e socialdemokratë nga mbarë bota diskutuam për sfidat e së majtës dhe krizat ndërkombëtare, për marrëdhëniet bilaterale dhe nevojën që të njihet e pranohet Republika e Kosovës. Nga Angola dhe Mali te Franca dhe Belgjika, nga Brazili dhe Paraguaji te Meksika, nga Italia dhe Greqia te Filipinet, nga Palestina te Izraeli, patëm bashkëbisedime të hapura, impresive dhe të vlefshme.

Në ditën e dytë të mbledhjes së Internacionales Socialiste që u mbajt në Tel Aviv, në fjalën time theksova:

“Izraeli është shumë shtet, është më shumë se shtet. Palestina është pak shtet, është më pak se shtet. Kërkesa për zgjidhjen me dy shtete është shprehje e kërkesës për barazi.

Shumë politikanëve e partive, regjimeve të ndryshme anekënd globit, u bëjmë favor kur i quajmë populistë. Sepse shpesh ata janë veçse racistë ose fashistë ose edhe të dyja këto.

Sikurse çlirimi edhe zhvillimi vjen nga brenda. Mund të ndihmohet prej jashtë, por nuk nis dot prej jashtë. Kësisoj edhe mirëmbahet qasja nga poshtë-lart, nëpërmjet së cilës ruhet prioriteti i socio-ekonomisë mbi gjeopolitikën e që është detyrë e të majtës kudo e kurdo.”

Baby Boo