​Kosovë: Konfiskohet mbi 5 kg lëndë narkotike, arrestohet një person


Një person me inicialet Sh.Z është arrestuar në Gjilan, pasi gjatë një bastisje në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar 5 kg e 155 gramë substancë narkotike e llojit heroinë. Lidhur me rastin Policia po kërkon edhe një shtetas të Serbisë, i cili për momentin gjendet në arrati.

Policia thotë se pasi ka pranuar  informacionin se në një shtëpi në rrugën “Gazmend Zajmi” në Gjilan, do të bëhet  shitblerje e substancave narkotike, në konsultim me Prokurorin e Shtetit nga Prokuroria Themelore në Gjilan, është kontrolluar  një shtëpi, në bodrumin e së cilës janë gjetur 5 kg. e 155 gramë substancë narkotike e llojit heroinë, e cila ka qenë e paketuar në 5 paketime, e vendosur  në një valixhe sportive.

“Lidhur me rastin është arrestuar personi i dyshuar SH .Z, shtetas kosovar. Pas hetimeve fillestare është arritur të kuptohet se në rast është i përfshirë edhe një person shtetas i Serbisë i cili për momentin gjendet në arrati”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Baby Boo