​Kështu duken kazinot e rrënuara në Karaçevë


Mbrëmë janë arre*stuar 33 persona të dy*shuar, në mesin e tyre 10 zyrtarë policorë pas një aks*ioni policor në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës, në rajonin e Prishtinës, si dhe lokacione të tjera të vendit.
Prokuroria Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor dhe Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media, ka sqaruar se operacioni ka filluar si rezultat i një hetimi gati njëvjeçar të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Gjilan, lidhur me pretendimet për veprimtari të paligjshme, përfshirë bixhozin e paligjshëm, traf*ikimin me njerëz, tra*fikimin me ar*më, tra*fikimin me nar*kotikë, kontrabandimin e mallrave dhe aktivitete tjera kr*iminale.

Sipas komunikatës, zyrtarët policor brenda afatit ligjor do të paraqiten para gjyqtarit të procedurës paraprake, ndërsa, gjatë aksionit janë sekuestruar aparate të lojërave të fatit, rreth 120 gjedhe, si dhe gjësende të ndryshme si prova materiale, që dyshohet të jenë përdorur në aktivitete kriminale.
Ndërkohë, kazinotë janë rrënuar dhe po ua sjellim nëpërmjet fotografive.

KosovaPress kishte shkruar në vitin 2019, se në zonën neutrale në mes Kosovës e Serbisë, në fshatin Karaçevë të Kamenicës, vepronin shtatë kazino në mënyrë il*egale.
Banorët nuk ndiheshin të sigurtë, pasi thonin se këtu përdoret dr*oga dhe të gjitha mallrat ile*gale hynë në vendin tonë nga ato kazino.

Baby Boo