​Gruaja kollitet në tren – pason kaosi i përgjithshëm


Një grua që po kollitej në një tren në Sidnei ka ngjallur zemërim nga njerëzit në rrjetet sociale australiane.
Ata nuk mund të besonin se dikush po kollitej qëllimisht në kohën kur në pothuajse në të gjithë botën është duke u përhapur koronavirusi.
Dy pasagjerë në tren filluan të grindeshin për mënyrën se si u kollit një grua në ndarje.
Burri përtej saj ishte i zemëruar që gruaja nuk e mbuloi gojën kur po kollitej.

Në vëzhgimin e tij se ajo që veproi ishte “e ndyrë”, gruaja qëllimisht u kollit ashpër para tij, një veprim që e la të hutuar në fillim.
Pas pak grindjesh, situata u qetësua, por ngjalli reagime të mprehta në mediat sociale.
Koronavirusi i ri mbërriti në Australi disa javë më parë, me më shumë se 80 raste të infektuara, tre prej të cilave me përfundim fatal.

Baby Boo