Ahmeti: Të mos biem në gr*ackë, s’ka arsye të ketë kufij midis shqiptarëve


Nën përkujdesjen e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot me rastin e 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve është organizuar Akademi përkujtimore për të gjithë dëshmorët e rënë.
Me këtë rast, Ahmeti ka folur mbi lu*ftën dhe sa*krificën e popullit shqiptar, përkujtimin mbi dëshmorët dhe të rënët për lirinë që ne sot e gëzojmë, për të arriturat e shqiptarëve dhe barazinë si dhe për rrugën të cilën duhet ndjekur populli jonë dhe ai në rajon drejtë heqjes së kufirit mes tyre.

“Sot bëhen 20 vjet ku përkujtohen dëshmorët e parë, përkujtohen dëshmorët nga të gjithë ne, me vizita në familje, va*rreza, por për shkak të situatës së jashtëzakonshme që kemi, këto vizita kanë qenë të kufizuara dhe vlerësuam që këtë 20-vjetor të mblidhemi këtu në respekt të heronjve dhe dëshmorëve dhe familjeve të tyre dhe në përkujtim për të gjithë familjet dhe atdhetarë e patriotët se në asnjë moment nuk do të shmangim porositë dhe idealet për të cilat ranë e u sa*krifikuan bashkëlu*ftëtarët, heronjtë dhe dëshmorët tanë”, tha Ahmeti.

Kreu i BDI-së shtoi se pavarësisht të arriturave, në Maqedoninë Veriore dhe rajon ka ende forca që duan t’i hedhin flakë rajonit, duke bërë projekte e strategji.
“Ne shqiptarët e Maqedonisë të jemi të kujdesshëm dhe mos biem në grackë të provokimeve me gjoja oferta të nacionalistëve, gjoja se për një rend më të mirë shoqëroro-politik. Çdo eksperiment nuk do të ishte i leverdishëm për shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për ne detyrë është të kapim hapin e duhur e të anëtarësojnë vendin në BE ashtu siç e bëmë në NATO. Kufijtë e ndarjes të hiqen, nuk ka arsye të ketë kufij midis shqiptarëve dhe popujve tjerë, por të vendoset një standard siç e ka vendos Evropa e bashkuar.

Ne nuk kërkojmë më shumë se sa standardet që ka vendosur BE-ja. E kaluara është tepër e hidhur, e dhimbshme. Ne kemi qenë dhe mbetemi luftëtarë, e kalojmë të kaluarën për shkak të dhembshurisë dhe nuk duam që ajo e kaluar të përsëritet, por të shohim se si mund të ecim përpara dhe të ndërtojmë vlera të cilat na ofrojnë qytetërimet evropiane”, u shpreh Ahmeti.

Baby Boo