​Abdixhiku pas takimit me Kuritn: Në kohë si këto, uniteti ynë është esencial


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka thënë se ka shprehur shqetësimin për gjendjen e krijuar në veri të Kosovës dhe njëkohësisht ka kërkuar qartësime shtesë për hapat e mëtejshme të shtetit kosovar.
Abdixhiku po ashtu ka thënë se ka kërkuar nga kryeministrit Kurti koordinim të plotë me aleatët e Kosovës.

“Pas propozimit tonë të djeshëm dhe ftesës së Kryeministrit, sot në mëngjes, së bashku me Kryetarin e PDK-së z. Krasniqi, u takuam me Kryeministrin Kurti. Në takim, shpreha shqetësimet tona për gjendjen e krijuar në Veri. Dhashë mbështetje për shtrirjen e ligjshmërisë në vend dhe për punën e Policisë tonë atje. Në kohë si këto, uniteti ynë është esencial. Njëkohësisht kërkova qartësime shtesë për rrugën tonë përpara, qartësime që duhet të na vijnë sa më parë. Kosova nuk e ka luksin të durojë tensionet në territorin e vet. Kryeministrit Kurti i kërkova poashtu koordinim të plotë me aleatët tanë; në veçanti me SHBA-të dhe BE-në. Është përgjegjësi e detyrim i tij dhe Qeverisë që koordinimi të bëhet menjëherë”, ka shkruar ai në Facebook.

Baby Boo