“МОЈ ДДВ” (TVSH-ja ime) dhe gjuha shqipe!


Projekti i Qeverisë “TVSH-ja ime” (“МОЈ ДДВ”) ka startuar në fillim të këtij muaji, por ka edhe mangësitë e tij edhe në informimin e qytetarëve, sidomos në aspektin e gjuhës. Agim.S nga Tetova thotë se problem është gjuha sepse gjithçka është në maqedonisht dhe nuk mund të sigurojë informacione të detajuara praktike në gjuhën shqipe. “Unë si qytetar i këtij vendi dua që të informohem në gjuhën shqipe dhe kjo të jetë edhe në praktikë. Unë nuk kuptoj se çfarë po ndodhë dhe sipas këtyre praktikave të këtyre pushteteve, siç duket kurrë nuk do të zbatohet gjuha shqipe”.

Reagime ka pasur edhe në rrjetet sociale, ku alarmohet ky problem dhe kërkohet fushatë dhe informacione të shtypura dhe aplikacione edhe në versionin shqip.

Drejtoria e të Hyrave Publike nga 1 korriku ka aktivizuar aplikacioni “TVSH-ja ime”, kiosk aparate dhe lexues të barkodeve në 36 vende.
Aplikacioni TVSH-ja ime, përmes të cilit qytetarët do të mund t’i skanojnë llogaritë fiskale tashmë është e kapshme për marrje dhe i përgatitur për shfrytëzim. Aplikacioni është i thjeshtë për përdorim, ndërsa nga çdo telefon i mençur qytetarët mund ta marrin përmes ueb-faqes së Drejtorisë për të ardhura publike (DAP). Në 36 vende në njësitë organizuese në territorin e tërë shtetit janë vendosur edhe kiosk aparate, lexues të barkodeve dhe telefona celular të mençur përmes të cilëve DAP-i do t’u mundësojë qytetarëve t’i skanojnë faturat e veta fiskale.

Qytetarët në afat prej 10 ditë nga momenti që e marrin llogarinë fiskale duhet të dërgojnë kod të skanuar të llogarisë nëpërmjet aplikacionit të DAP-it, pasi të regjistrohen në sistem. Paratë do të jepen çdo tre muaj, ndërsa pagesa e parë do të bëhet në dhjetor, më pas në shkurt, mars dhe gusht.(INA)

Baby Boo