Маnçevski: Pjesa më e madhe e buxhetit – 19,3 milionë euro – do të shkojnë për RTM-në, RDM-në dhe ASHAAM-in


Pjesa më e madhe e buxhetit të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA) në vitin 2018 do të shpenzohet për “Radiotelevizionin e Maqedonisë” (RTM), Radiodifuzionin e Maqedonisë (RDM) dhe Agjencinë për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike (ASHAAM), theksoi sot ministri Damjan Mançevski.

Ai sqaroi se buxheti i përgjithshëm i Ministrisë për vitin e ardhshëm është 1,486 miliardë denarë, gjegjësisht 24,088 milionë euro, dhe është tre herë më i madh se sa buxheti paraprak. Pjesa më e madhe e këtyre parave, gjegjësisht 1,19 miliardë denarë (19,290 milionë euro), do të jenë për RTM-në, RDM-në dhe ASHAAM-in.

– Me këtë siguruam, para së gjithash, financim stabil dhe të pavarur të këtyre tre subjekteve të veprimtarisë për radiodifuzion. Ky financim i qëndrueshëm, më në fund RTVM-së do t’i ofrojë mundësi për të zhvilluar politikë autonome dhe të pavarur redaktuese – theksoi Mançevski.

Baby Boo