Еdhe 22 raste të reja me koronavirus në Maqedoni, ja nga cilat qytete janë


Еdhe 22 raste të reja të prekura nga virusi Korona janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut, informoi ministri i shëndetësis Filipçe.

Rastet e reja janë 15 në Shkup, Dibër 4, Kumanovë 2 dhe Ohër 1.
Me shifrat e publikuara sot, numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi Korona ka arritur në 136 persona.

Sipas vendbanimeve, me shifrat e fundit Shkupi pozicionohet në vend të parë me 81 persona të infektuar, Dibra me dyzet persona, Shtipi me shtatë raste, Kumanova me 3, Kavadari me 2, Ohri me 2 raste nga të cilat një person është në vetëizolim, dhe Gostivari me një rast.

Nga Ministria e Shëndetësisë konfirmuan rasti e dytë të vdekjes së personave të prekur nga virusi korona në vendin tonë.

Baby Boo