fbpx

Zoti i ruajtë gratë dhe vajzat nga të papërgjegjshmit, u prehsh në paqe motër!

Nga Edlira Durmishaj

Të kujdesesh për njerëzit, objektet rreth teje, jetën, veten, është akt maturimi.

Në një thënië profetike gjejmë këtë postulat të lartë: “Padyshim se gjaku juaj, pasuria juaj, nderi juaj, janë të shenjta për ju (që mos t’i cenoni ato padrejtësisht) ashtu sikurse është e shenjtë kjo ditë në këtë muaj, në këtë vend …!”

Nëse më e shenjta jeta nuk shenjtërohet as nga një njeri që deklarohet se i është dorëzuar parimeve hyjnore, duhet të apelojmë fort se; ne jemi një shoqëri që “zakonin shqiptar”, ballkanik, e kemi ne gen, patriarkalizmin, autoritarizmin, dhunën, etj, aq sa edhe besimi herë herë pluskon cekët në jetët e njerëzve, pa kryer funksionin e tij thelbësor, atë të zhvillimit shpirtëror për një njeri më të mirë.
E nga ana tjetër, duhet të apelojmë fort se në gen, do të duhej të kishim dhe kujdesin e vecantë për familjen si një vlerë për të cilën populli ynë eshtë shquar gjithnjë.

Tragjedi ….Tranzicioni, i vlerave, ai kulturor, ai ekonomik , të gjithë këta elementë destabiliteti moral, shpirtëror, i hapin rrugë të tilla plagëve, por që gjithsecili prej nesh ndjen detyrimin për t’u distancuar prej aktit, si dhe për të denoncuar makabritetin e shformimit të një UNI, i cili në një çast guximi dhe euforie, fakton dhe mishëron të gjith zbrazëtirën, rrënimin dhe negativitetin dhe papërgjegjshmërinë me të cilin është orvatur të ushqehet e rritet shpirtërisht, deri sa t’i lejojë vetes limitin e shnjtërive, jetën e dikujt tjetër.

Padyshim se gjaku juaj, pasuria juaj, nderi juaj, janë të shenjta për ju (që mos t’i cenoni ato padrejtësisht) ashtu sikurse është e shenjtë kjo ditë në këtë muaj, në këtë vend …!” |Muhamedi Paqa e Zotit Qoftë mbi të!

Çdo gjë tjetër është dobësi, dekompozim moral e njerëzor, limit që nuk mund të preket.
Dhimbje për ngjarjen e rëndë, për të voglën që nënën nuk do ta shihte më që natën e shkuar, dhe nga dora e personit të cilit gjithë jetën do t’i vendosë kokën në prehër duke i thënë se i mungon ajo, e ëma.
Zoti i ruajtë gratë dhe vajzat nga të papërgjegjshëm, të sëmurë qofshin apo jo.
Për çdo situatë ka zgjidhje, vetgjyqësia jo.
U prehsh në paqe motër! Sonte të gjith luten për ty …

*Edlira Durmishaj, Psikologe Kliniike

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.