fbpx

Zoran Zaev: Me krenari themi se jemi në NATO, tashmë Greqia është shteti ynë mik !

Pas miratimit të Protokollit për anëtarësimit e Maqedonisë në NATO, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka përshëndetur veprimin e deputetëve grek.

“Miku ynë, Republika e Greqisë është vendi i parë që miratoi Protokollin për anëtarësimin e vendit tonë në NATO. Shkojmë drejt suksesit të garantuar. Është më lehtë me aleatë, me krenari themi se ne jemi NATO!”, shkruan Zaev.

Ndryshe, Parlamenti grek sonte me 153 vota “për”, 140 “kundër” dhe një të përmbajtur , miratoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.Pas miratimit në Parlament, Greqia do të duhet të njoftojë zyrtarisht Maqedoninë se ka miratuar Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.Me këtë hyn në fuqi Marrëveshja e Prespës dhe fillon edhe përdorimi zyrtar i emrit Republika e Maqedonisë së Veriut. Pas Greqisë gjithashtu duhet që edhe 28 vendet tjera anëtare të NATO-s ta miratojnë Protokollin, në mënyrë që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.