Zeqiri i ASH-së ka porosi për Gashin dhe Alternativën


Drejtuesi i departamentit për marrëdhënie publike dhe informim i Aleancës për Shqiptarët, Arben Zeqiri ka komentuar sinjalet e fundit të Alternativës dhe deklarimet e kreut të kësaj partie, Afrim Gashi lidhur me hyrjen e tyre në Qe erinë aktuale.

Ja çka shkruan Zeqiri: Justifikumet e deputetit dhe partisë që nuk kanë asnjë logjikë: 1. Nuk shkova në Kuvend se ndjehesha i rrezikuar nga deputetët e opozitës! Përse paraprakisht nuk e rrezikoi askush Skender Rexhepin? 2.Hyjmë në Qeveri të mbështesim euro-integrimet! Euro integrimet mbështeten edhe nga opozita, ashtu siç u mbështetën ndryshimet kushtetuese dhe shumë ligje të tjera me siglën e BE-së.

3. Duam ti japim shancë kësaj Qeverie dhe stabilitetit në prag të marrjes së datës. Vetë kryeministri nuk dha dorëheqje më herët, ndërsa jep dorëheqje dhe largohet dy javë para vendimit për datën. 4.Do të hyjmë në Qeveri që do ta luftojë krimin dhe korrupsionin.–A nuk ishte kjo Qeveri e kriminalizuar dhe korruptuar. Si do ta luftoni krimin duke bashkëpunuar dhe bashkëqeverisur me kriminel (siç i quajtët vetë deri dje)?

5. Do ta ndihmojnë procesin integrues duke u bërë pjesë e Qeverisë.–Çfarë ndihme mund të jepet dy javë para vendimit për datën? Çfa konkretisht do të bëjnë për dy javë?6.Nëse kanë gadishmëri të ndihmojmë procesin integrues duhet të pranojnë ndarje të pushtetit.–Kjo nuk është ndihmë, por shantazhim i procesit integrues. Kjo i bie: si t’na jepni poste do të mbështesim integrimet, nëse jo nuk i mbështesim.7.Mes vdekjes dhe uljes me Ali Ahmetin, unë do ta zgjedhi të parën.–Zot fali, s’dijnë çfarë flasin!

Baby Boo