Zaev:”Prej sot jemi tërësisht të integruar ushtarakisht në NATO”


“Ditë historike për Maqedoninë e Veriut, prej sot jemi tërësisht të integruar ushtarakisht në NATO”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev në ngjarjen ku është nënshkruar deklarata e përbashkët për integrim të Maqedonisë së veriut në strukturat e NATO-s.

Në kumtesën qeveritare thuhet se me nënshkrimin e kësaj deklarate të përbashkët edhe zyrtarisht rrumbullakohet procesi për integrim ushtarak të Maqedonisë së Veriut në strukturat komanduese dhe në strukturën e forcave të Aleancës.

“Maqedonia e Veriut me përkushtim punoi në proceset të cilat mundësuan integrim ushtarak për çfarë vendi me krenari qëndron krah për krah me aleatët tanë në NATO”, qëndron në kumtesë.

Baby Boo