fbpx

Zaev:Falemnderoj banorët e Llaskarcës dhe shërbimet shtetërore për humanizmin që e treguan !

Kryeministri Zoran Zaev ka vizituar të plagosurit nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmë në autostradën Shkup – Tetovë, ku humbën jetën 14 veta nga aksidentimi i autobusit me targa të Gostivarit që po udhëtonte në aksin Shkup – Tetovë.

“Kemi ardhur që ti japim përkrahje të plagosurëve. Të gjith shërbimet shtetërore janë vënë në dispozicion prej mbrëmë dhe sot. I faleminderojë qendrat klinike dhe spitalet, policët, zjarrfikësit dhe shërbimet e tjera publike që dolën në ndihmë”, theksoi kryeministri Zaev.
Ai shprehur mirënjohje dhe faleminderime për të gjithë që ndihmuan në këtë fatkeqësi të rëndë, por me theks të veçantë përmendi humanizmin e banorëve të fshatit Llaskarcë, aty ku ndodhi tragjedia.

“ I falemnderojë në emër të Qeverisë edhe banorët e fshatit që treguan humanizëm të madh dhe që ka rëndësi të madhe. Jam sinqerisht faleminderues, të cilët menjëherë pas tragjedisë ndihmuan çka mundën. Fokusi ynë është për të plagosurit dhe jemi pranë tyre. Do ti dalim në ballafaqim të gjithë familjeve të të ndjerëve dhe të lënduarve”, theksoi kryeministri Zoran Zaev.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.