Zaev:”Besa është pjesë e Qeverisë”


Edhe kryeministri Zoran Zaev ka vlerësuar se Lëvizja Besa ende është pjesë e Qeverisë.
Këtë ai e bazon në atë se ende nuk janë konstatuar dorëheqjet e ministrit dhe dy zëvendësministrave të kësaj partie.

“Normale se Besa është pjesë e Qeverisë. Kuvendi nuk e ka konstatuar dorëheqjen e ministri Arjanit Hoxha, aq më pak të funksionarëve të tjerë të Besës. Për këtë është është e logjikshme të thuhet se është pjesë e Qeverisë”, tha Zaev. Se Besa është pjesë e Qeverisë, ka deklaruar edhe deputeti i përjashtuar nga Besa, Kastriot Rexhepi mbrëmë.

Baby Boo