fbpx

Zaev në fjalimin e tij përmendi të gjithë ish presidentët e Maqedonisë, përveç Ivanovit

Sot gjatë ceremonisë solemne me rastin e ngritjes së flamurit të NATO-s përpara objektit të Qeverisë së Maqedonisë morën pjesë shumë ministra, deputetë dhe funksionarë të lartë shtetërorë, por u vërejt mungesa e presidentit të shtetit Gjorge Ivanov.

Jozyrtarisht nga Kabineti i presidentit Gjorge Ivanov thonë se presidenti nuk ishte ftuar në ceremoninë e sotme. Gjatë ceremonisë në fjalimin e kryeministrit Zaev u vërejt edhe injorimi i emrit të presidentit në largim.

Përveç presidentit të shtetit në ceremoni gjithashtu nuk morën pjesë edhe lideri opozitarë Hristijan Mickoski dhe përfaqësues nga partia e VMRO-DPMNE-së, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti si dhe ish-presidenti dhe ish-kryeministri Branko Cërvenkovski.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.