Zaev: “Maqedonia e Veriut do të bëhet me park solar!”


270 milionë euro do të kushtojë parku solar “Stipio” i cili do të plotësojë nevojat e 94 mijë amvisërive. Do të fillojë të ndërtohet vitin e ardhshëm në vendin ku duhej të ndërtohej kargo aeroporti në Shtip. Lokacioni është i përshtatshëm për termocentral fotovoltaik.“Maqedonia e Veriut do të ketë park solar i cili do të jetë një prej më të mëdhenjve në Evropë, me kapacitet për prodhim të energjisë elektrike nga 360 deri në 400 MV. Bëhet fjalë për investimin më të madh të drejtpërdrejtë greenfield në këtë domen për ekonominë e vendit”, deklaroi kryeministri Zaev.

Prodhimtaria është vlerësuar në 16% nga prodhimi vjetor i energjisë elektrike të Elektranave të Maqedonisë së Veriut. Ky investim do të hapë edhe vende të reja pune, si dhe është investimi i parë më serioz i Francës në vendin tonë në 15 vjetët e fundit.“Ky investim ka rëndësi të madhe për shkak se do të kontribuojë në përforcimin e pavarësisë energjetike të RMV, ndërsa në të njëjtën kohë do i ndihmojë vendit që të hapërojë rrugën e ambicioze evropiane për uljen e emitimit të dioksid karbonit”, potencoi Siril Bomgartner – Ambasador i Francës në RMV.

Kontraktor është kompania franceze për prodhimin e energjisë elektrike Akio Energy. Sasitë e para të energjisë elektrike do të duhet të prodhohen në vitin 2023, ndërsa realizimi i plotë pritet deri në fund të vitit 2024.“Ju posedoni të mira që askush nuk mund tua merr, që është dielli. Falë diellit ju nga tani do të keni mundësi që të prodhoni energji elektrike nga resurset ripërtëritëse”, u shpreh Erik Skoto – kryetar i “Aiko Energy”.Vitin e ardhshëm do të ndërtohen dy termocentrale prej nga 50 mv në Osllomej. Në fazë të përpunimit janë studimet teknike për ndërtimin e 10mv termocentraleve fotovoltaike të reja në Osllomej si dhe 160 mv termocentrale fotovoltaike të reja në TEC Manastir.

Qeveria ka miratuar ndërtimin e 3 parqeve të erës me kapacitet të përgjithshëm prej 110 mv, ndërsa me parkun aktual të erës Bogdanci, do të rrumbullakohet në 150 mv. Një nga projektet kyçe për tranzicion energjetik është Çebren për të cilin në lojë janë 9 kompani serioze.

Baby Boo