Xhaferi thotë se nuk mund të ketë brenda 90 ditëve, opozita kundërshton


Nesër do të hapet seanca për mosbesimin e Qeverisë, e nëse ky mosbesim nuk kalon, mocioni i radhët mund të ngritet vetëm pas 90 ditëve, deklaroi mbrëmë në Click Plus, kryeparlamentari Talat Xhaferi.
“Procedurat janë të qarta. Tani më ka pyetje mosbesimi i Qeverisë aktive, mbi bazë të së cilës është thirrur seanca dhe seancë duhet të ketë epilog. E cili do të jetë epilogu, varësisht prej epilogut të seancës janë të përshkruara procedurat tjera që pasojnë. Epilogu është, votohet mosbesimi bie Qeveria, nuk votohet mosbesimi vazhdon Qeveria. Por në 90 ditët e ardhshme nuk mund të ketë mocion të ri”. tha Talat Xhaferi, kryeparlamentar.

Ndryshe mendon deputeti i VMRIO-DPMNE-së, Antonio Millosheski. Thotë se iniciativa e nesërme për rrëzim të Qeverisë do të mbahet, por me korrigjim teknik. Sipas tij për ndryshimin e iniciativës gjithkush është i informuar, duke llogaritur edhe kryeparlamentarin Xhaferi.
“Iniciativa do të korrigjohet teknikisht, e njejta do të mbetet në procedurë dhe do të votohet të enjten me këtë iniciativë në të cilën do të ketë numër më të vogël të nënshkrimeve nga lista e parë me 61 nënshkrime, ndërsa do të ketë më shumë vota se 61 që do të votojnë për mosbesim të Qeverisë”, pohoi Antonio Millosheski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Por Kryeparlamentari mbrëmë në ClickPlus shpjegoi se mocionin mund të tërhiqet, por seanca gjithsesi se duhet të hapet dhe edhe nëse tërhiqet mosbesimin, afati 90 ditor vlen edhe për tërheqjen e iniciativës.
Deklaratën e Xhaferi, deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi, e quan politike. Shton se sipas Rregullores së Kuvendit, derisa nuk fillon seanca, kanë të drejtë të tërhiqet njëra iniciativë dhe të zëvendësohet me tjetër, e më pas të thirret seancë brenda 3 ditëve ashtu siç e thotë Rregullorja.
“Koha e 90 ditëve do të llogaritet pas përfundimit të votimit. Pa filluar fare seanca nuk mund të llogarisim që kemi seancë. Është bërë nisma dhe nuk ka filluar seance që do të thotë edhe juridikisht edhe me rregullore diku te neni 214 ose 215, nuk e di saktë në cilën pikë të Rregullores ku jep të drejtën të tërhiqet një nismë dhe të dorëzohet tjetra”, theksoi Skender Rexhepi- Zejdi, deputet i Alternativës.Se a do të pranohet iniciativa për mosbesim të Qeverisë por me ndryshime teknike nga Kuvendi janë pa përgjigje.

Baby Boo