Xhaferi: Ilindeni është simbol i përpjekjes për një të nesërme më të mirë


Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në llogarinë e tij në Facebook ka uruar ditën e Ilindetni. Xhaferi shkruan: “Në këtë kohë të rëndësishme me plot sfida në këtë ditë të veçantë të përkujtojmë dy Ilindenët: Manifestin e Krushevës dhe në idenë kryesore të KAÇKM-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut të lirë të pavarur dhe me prosperitet, Gjithnjë duke i respektuar duke i konsideruar dhe duke u mbështetur në të afërmit bashkëqytetarin dhe fqinjin”.
Postimi i plotë i kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi në llogarin e tij në Facebook

Qytetarë të nderuar
Edhe pse këtë vit nuk ju drejtohem nga vendi i quajtur Meçkin Kamen megjithatë dua që së paku në këtë mënyrë t’jua uroj festën e rëndësishme të 2 Gushtit – Ditën e Republikës.

Ilindeni është simbol i përpjekjes për një të nesërme më të mirë për një jetë më të mirë të gjeneratave që do të vijnë. Në këtë kohë të rëndësishme me plot sfida në këtë ditë të veçantë të përkujtojmë dy Ilindenët: Manifestin e Krushevës dhe në idenë kryesore të KAÇKM-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut të lirë të pavarur dhe me prosperitet Gjithnjë duke i respektuar duke i konsideruar dhe duke u mbështetur në të afërmit bashkëqytetarin dhe fqinjin.

Ju uroj një ditë të gëzuar festive me familjet tuaja dhe ju dëshiroj që sa më shpejt duke i respektuar masat arsyen dhe sjelljen e mirë ta tejkalojmë edhe sfidën e quajtur COVID-19 dhe çdo festë ta shënojmë bashkërisht me numër të madh dhe të lirë.
Gëzuar festën!

Baby Boo