Xhaferi: Askush nuk është shefi im, as Zaevi e as Ahmeti


Kryeparlamentari Talat Xhaferi sonte në Televizionin e Maqedonisë theksoi se takim liderësh nuk do të therrës, sidomos në një situatë kur kryetari i partisë nuk është deputet.“Nuk do të jem iniciator për takim liderësh, veçanërisht në një situatë kur lideri i partisë nuk është deputet. Puna e Kuvendit nuk duhet të varet nga takimet e liderëve”, tha Xhaferi.
Xhaferi mes tjerash potencoi se ai është kryetar i Kuvendit dhe se të gjithë shefat e grupeve parlamentare janë në varësi të tij. Sipas Xhaferit, parimi i demokracisë parlamentare duhet të kuptohet nga të gjithë.“Xhaferi si kryetar i Kuvendit nuk do të përfshihem në interpretimin e liderëve partiak. Por edhe Mickoski dhe kushdo qoftë tjetër duhet ta kuptojë dhe jam i bindur se edhe ai e di që unë nuk kam shef. Unë jam shefi. Unë jam kryetar i Kuvendit dhe nuk kam asnjë shef, as Zaevin, as Ahmetin”, shtoi kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Baby Boo