Vrasje për rradhën në market! (VIDEO)


Në vendin e ngjarjes ku u ekzekutua Jurgen Duka 29-vjeç, janë gjetur një predhë dhe një gëzhojë. Policia ka dyshime për dy të shtëna, por përgjigjen përfundimtare do ta japë mjekësia ligjore. Autori bashkë me 2 persona të tjerë dyshohet se janë larguar përmes daljes në Unazën e Madhe të Tiranës.Policia ka ndjekur një itenerar përmes kamerave të sigurisë në objekte dhe biznese të automjetit me të cilin ka lëvizur autori, por duke qenë se nuk kanë mundur të gjejnë drejtimin e tyre, janë rikthyer në vendin e ngjarjes dhe zonën përreth për të grumbulluar kamera të tjera.Ngjarja ndodhi në rrugën “Irfan Tomini”, ndërsa Duka mbeti i plagosur e më pas ka nderruar jetë në Spitalin e Traumës.

Shoku i Jurgen Dukës, një i ri me inicialet O.D, ka rrëfyer paraprakisht se në orët e vona të mbrëmjes së kaluar kanë hyrë në një market ku janë përplasur me një të panjohur. Për këtë person thonë burimet jo zyrtare, policia e ka një emër të dyshuar, dhe po bëhen verifikimet përkatëse, por për shkak të hetimit, nuk bëhet publik. Jurgen Duka (Mëziri), dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur, në momentin që ka nisur konflikti.Në pamjet filmike brënda marketit që kanë regjistruar ngjarjen, ai nuk bën pas , pavarësisht se e konstaton autorin duke tentuar të nxjerrë ar*mën e zjarrit nga çanta. Ky i fundit qëllon pas disa përplasjeve dhe grushtimece, dhe së bashku me 4 persona të tjerë del me shpejtësi nga marketi, duke e lënë të plagosurin të shtrirë në dysheme.

Rezulton se viktima është person me precedent të mëparshëm kriminal për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” ku në vitin 2016 Gjykata e Apelit Tiranë për këtë vepër e ka dënuar me 8 muaj bu*rg;Për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Përndjekja” në vitin 2017, është dënuar me 4 muaj burg.Gjithashtu ky shtetas, në vitin 2013 është proceduar për veprën penale “Mashtrimi” dhe në vitin 2014 është proceduar për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”

Janë marrë në pyetje shoku i vik*timës shtetasi O.D, pronari i marketit dhe persona të tjerë të dyshuar se kanë dijeni për ngjarjen. Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për vra*sjen.

https://www.youtube.com/watch?v=pI1g56KZViM&t=45s

Baby Boo