Vjosa Osmani uron PS-në për fitore në zgjedhje, nuk e përmend Edi Ramën


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Partinë Socialiste e cila fitoi bindshëm zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Ajo që bie në sy, është fakti se në postimin urues të cilin Osmani e ka bërë në Tëitter, ajo nuk e ka përmendur fare të parin e PS-së që do të ketë edhe një mandat në krye të qeverisë shqiptare, Edi Ramën.
Osmani ka thënë tutje se uron që të gjithë përfaqësuesit politikë atje do të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe bashkëpunimin me Kosovën.

Postimi i plotë:

Urime Partisë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Përgëzoj Partinë Demokratike dhe gjithë partitë e tjera per garën zgjedhore. Uroj që të gjithë përfaqësuesit politik të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me Kosovën.

Baby Boo